Loading…

Thëniet më të mira të Fyodor Dostoyevsky’t

  • 31/01/2017 | 17:28

Thëniet më të mira të Fyodor Dostoyevsky’t

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shekullit XIX.


Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të XIX ‘të. Libri i tij ‘Shënime nga Nëntoka’ (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”.

Dostojevski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë në të gjitha kohërat.

Gazeta Metro, ka përzgjedhur disa nga thëniet më të mira të shkrimtarit rus Fyodor Dostoyevsky.

Mbi të gjitha, mos e gënje vetveten.

Njeriu i cili gënjen veten dhe dëgjon gënjeshtrën e tij vjen në një pikë që ai nuk mund të dallojë të vërtetën brenda, apo rreth tij, dhe kështu humbë gjithë respektin për vete dhe për të tjerët. Dhe duke mos pasur respekt ai pushon së dashuri. ” ― Fyodor Dostoyevsky, The Brothers Karamazov.

Dhimbja dhe vuajtja janë gjithmonë të pashmangshme për një inteligjencë të madhe dhe një zemër thellë. Burrat vërtetë fisnik, unë mendoj, se kanë pikëllimin më të mrekullueshëm mbi tokë. ― Fyodor Dostoyevsky, Crime and Punishment.

Çfarë është ferri? Unë pohoj se kjo është vuajtja e të qënit të paaftë të dashuroj. ― Fyodor Dostoyevsky, The Brothers Karamazov.

Në kujtesën e popullit, mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur.

Njeriut i pëlqen vetëm t’i numërojë problemet e tij, ai kurrë nuk e kalkulon lumturinë e tij. ― Fyodor Dostoyevsky, Notes from Underground

Sa më e errët është nata, aq më të ndritshme janë yjet. Sa më e thellë të jetë pikëllimi, aq më afër është Zoti!

Unë i thash lëre bota le të shkojë në ferr, por unë duhet gjithmonë të kem çajin tim.

Të shkuarit gabim në rrugën e vet, është më mirë se të shkuarit drejtë në rrugën e dikujt tjetër.

Njerëzit flasin ndonjëherë rreth “shtazarakes” mizore të njeriut, por që është tmerrësisht e padrejtë dhe fyese për kafshët, asnjë kafshë nuk mund të jetë kurrë aq mizor sa një njeri, aq dinak, kështu artistikisht mizor.

Unë e dua njerëzimin, tha ai,” por unë e shoh për habi se sa më shumë e dua njerëzimin si një tërësi, aq më pak e dua njeriun në veçanti.

Ne ndonjëherë befasisht takohemi me njerëz, madje edhe me të huaj të përsosur, të cilët fillojnë të na interesojë në shikim të parë, disi papritmas, gjithë përnjëherë, para se një fjalë është folur.” ― Fyodor Dostoyevsky, Crime and Punishment .

Shpirti shërohet duke qenë me fëmijët.

Shumë pakënaqësi kanë ardhur në botë për shkak të hutimit dhe gjërave të lënë të pashprehur.

Mbërritja tek një qëllim është pikënisja për një tjetër.

Në këtë botë nuk ka asgjë më të vështirë se sa të flasësh të vërtetën, ndërsa asgjë më të lehtë se sa të bësh lajka./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë