Loading…

Themelohet Shoqata e Regjisorëve të Teatrit të Kosovës

  • 07/06/2017 | 16:17

Themelohet Shoqata e Regjisorëve të Teatrit të Kosovës

Si nevojë e menjëhereshme për të mbrojtur dhe përparuar të drejtat e regjisorëve profesionistë të teatrit në Kosovë, themelohet Shoqata e Regjisorëve të Teatrit të Kosovës (ShRTK).


ShRTK do të angazhohet për rregullimin e tregut të punës për regjisorët vendor. Për aftësimin dhe ngritjen profesionale dhe krijimin e rregulloreve që mundësojnë kushte dhe hapësirë për punë në lëminë e regjisurës në Kosovë.

ShRTK me keqardhje konstaton se trendi i angazhimit të regjisorëve vendor në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga janari i 2016 e deri sot, është zero, dhe si i tillë është i papranueshëm

Angazhimi, gjegjësisht mosangazhimi i regjisorëve vendor në këtë afat të gjatë kohor në institucionin më të lartë teatror në vend ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin, gjegjësisht moszhvillmin e regjisorëve vendor, rrjedhimisht edhe në zhvillimin e industrisë teatrore vendore në përgjithësi.

Florent Mehmeti

ShRTK do të angazhohet për dialog me strukturat relevante shtetërore dhe shoqërisë civile në krijimin e rregulloreve dhe legjislacionit përkates për të rregulluar këtë problematikë.

ShRTK do të angazhohet për frymë të hapjes ndaj angazhimeve të regjisorëve të huaj, por gjithmonë që kjo të bëhët në përmasa të tilla që lejon hapësirën për punë dhe zhvillim për regjisorët profesionist të Kosovës.

Burbuqe Berisha

ShRTK fton regjisorët profesionist të Kosovës të anëtarësohen në këtë shoqatë, për të punuar së bashku në avancimin e mundësive dhe të drejtave tona, si dhe krijimin e hapësirës më të madhe për punë regjisorale në vend.

Deri në Kuvendin e parë zgjedhor të ShRTK, të interesuarit mund të dërgojnë biografinë dhe kontaktet në emailin: [email protected]

Kushtrim Koliqi

Themeluesit e ShRTK janë: Florent Mehmeti, Burbuqe Berisha, Ilir Bokshi, Kushtrim Koliqi, Zana Hoxha, Fatos Berisha, Erson Zymberi./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë