Loading…

Thellohet përplasja: Fisnik Ismaili e quan kafshë shtëpiake Nasim Haradinajn

  • 24/04/2019 | 21:45

Thellohet përplasja: Fisnik Ismaili e quan kafshë shtëpiake Nasim Haradinajn

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili e ka quajtur kafshë shtepiake Nasim Haradinajn, teksa ka folur për luftën në Koshare, transmeton Gazeta Metro.


“Është ofenduse për mu mem shti me e dëgju dikë i cili flet me një nivel të kafshe shtëpiake, me fol për një intelektual siç ka qënë babai im. Nasim Haradinaj nuk ka qënë kërkushi për me ma ndalë mu shkruarjën në Koshare, të dhënat që unë kam qënë i biri i Muharremit i kanë pas të gjithë komandantët e Kosharës”, ka thënë Ismaili në rtv dukagjini.

Nasim Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka thënë se po ta dinte se Fisnik Ismaili është i biri i Muharremit, do të ia kishte ndalu kosharen.

“Me pas dijtë që ai është djali i Muharrem Ismailit ai kurrë nuk kish guxu me ardhë në Koshare, unë ja kisha ndalu”, ka thënë Nasim Haradinaj.

Kujtojmë se, përplasja Ismaili – Haradinaj ka nisur ditë më parë, ku nënkryetari i OVL të UÇK-së ka minimizuar kontributin në luftë të ish-pjesëtarit të UÇK-së Fisnik Ismailit, duke thënë se roli i tij ka qenë për të mbushur bateri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë