Loading…

The Young Pope sjell një papë ndryshe (Foto)

  • 30/01/2017 | 18:06

The Young Pope sjell një papë ndryshe (Foto)

Seriali “The Young Pope” ngjallë shumë debat, gjithashtu shquhet për regjinë të cilën e drejton Paolo Sorrentino. Ky serial i Sorrentino’s konsiderohet si vepër arti, ngase vetëm ai din të luaj me karakteret interesante të cilat i ka krijuar vetë. Jude Law, i cili luan rolin e papës, Diane Keaton në rolin e një murgeshe të dy bëjnë që ky serial të shkëlqejë dhe të duket me të vërtetë vepër arti!


youngpope1-2

Sorrentino përpos që portretizon karakteret në mënyrë të veçantë, humori është ai i cili e ngjallë debatin kryesorë në këtë serial.
youngpope2-1-900x444

I pyetur se a ka dashur në të vërtetë që të satirizojë me karakterin e papës dhe kardinalëve, Sorrentino tha “ Jo, e vërteta është se kam dashur të tregoj jetën serioze dhe të sinqertë se si e bëjnë papa dhe kardinalët. Më saktësisht, kam hyrë në trurin e tyre!”

youngpope7-1-900x594

Në rolin kryesorë të papës është Jude Law, i cili është papa i parë amerikanë dhe për këtë Paolo ka një sqarim “Nuk kam dashur që të portretizojë një papë të zakonshëm. Kam dashur që ai të jetë shumë origjinal. Nëse mendoni më thellë, kisha ka dashur që të ndryshojë për vite me rradhë, pasi që më parë në postin e papës ishin të zgjedhur vetëm Italianët, kurse në 40 vitet e fundit kemi pasur njerëz të zgjedhur për këtë post nga Polonia, Gjermania kurse tash një Argjentinas i cili është ndryshe nga të gjithë”./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë