Loading…

The Guardian: Shkëmbimi i territoreve – nën zjarr nga të gjitha anët

  • 03/09/2018 | 12:58

The Guardian: Shkëmbimi i territoreve – nën zjarr nga të gjitha anët

Gazeta e njohur angleze, The Guardian, i ka kushtuar një artikull çështjes së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazetametro.net


Artikullin e ka filluar duke thënë se një shkëmbim mes territoreve do të mund të hapte rrugën për një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Gazeta ka njoftuar se edhe pse presidenti i Koësovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vucic, kanë sugjeruar për një marrëveshje të tillë, vendet brenda dhe jashtë Ballkanit po e kundërshtojnë këtë ide.

“Kosova është ndarë nga Serbia në vitin 1999, dhe e deklaroi pavarësinë e saj në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e ka njohur kurrë”, thuhet në artikull.

Po ashtu flet edhe për qëndrimet e shteteve më të mëdha, duke përfshirë edhe Gjermaninë e cila ka dalë fuqishëm kundër kësaj ideje.

Mirëpo, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përsëritur disa herë se ideja e tij nuk nënkupton shkëmbim territoresh e as ndarje të vendit por, siç thotë ai, ‘vetëm korrigjim të kufirit’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë