Loading…

The Guardian: Plazhi i Drimadhës një nga më të mirët në Europë

  • 20/05/2017 | 11:11

The Guardian: Plazhi i Drimadhës një nga më të mirët në Europë

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka renditur disa nga plazhet më të mira në Evropë, ku në vend të dytë është plazhi i Drimadhës në Shqipëri.


Teksa sezoni turistik veror po afron, ky është një lajm i mirë për turizmin shqiptar dhe britanikja u këshillon lexuesve të saj që ta vizitojnë.“I fshehur prapa një rruge malore, plazhi kryesor i Drymadhes është me të vërtetë guror, por kthehuni majtas dhe ecni për 10 minuta dhe do të gjeni plazhe plotësisht me rërë të bardhë, përcjellë gazetametro.net.

Deti është pa dyshim i qartë dhe ka një temperaturë të përshtatshme”, shkruan gazeta.

The Guardian thotë se atje mund të gjeni çadrat e kampingut 8 euro nata, me dyshekë dhe shtroje të pastra, përveç bareve dhe kuzhinës si dhe sendet e tjera të domosdoshme.

Në listë janë edhe shumë plazhe të tjera që përfshijnë ishujt holandezë, dhe ishujt e Italisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë