“The Beauty and the Beast” është një film amerikan i cili pritet të dal shumë shpejt para publikut.
Filmi është i shtëpisë kinematografike të “ Walt Disney Pictures”. Ky film i cili është version i filmit të animuar “ E bukura dhe Bisha”, do të shfaqet në kinema me 17 mars të këtij viti.
Ky film është i zhanrit fantazi, romancë, i regjisorit Bill Condon, dhe i shkruar nga Stephen Chbosky dhe Evan Spiliotopulos. Aktorët kryesorë të këtij filmi janë Emma Watson, Dan Stevens, Luke Evans, Kevin Klinë.
Filmi “The Beauty and the Beast” (E bukura dhe bisha), shpalos historinë e Belle e cila mirret rob nga një kafshë e tmerrshme, dhe e dërgon në kështjellën e tij, duke provuar ta bëjë për vete të bukurën, Belle-në.
Kolona zanore e këtij filmi do të jetë e punuar nga e famshmja Celine Dion, e cila gjithashtu e ka kënduar edhe këngën “My heart will go on” për filmin “Titainc”. /gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=nGwBDchDLPg