Loading…

Thaqi flet për duelin e shumëpritur ndaj Dukagjinit: Është ndeshja më interesante e këtij kampionati

  • 20/05/2022 | 13:30

Thaqi flet për duelin e shumëpritur ndaj Dukagjinit: Është ndeshja më interesante e këtij kampionati

Duel vendimtar pritet të jetë për Malishevën dhe Dukagjinin të dielën në stadiumin ‘Liman Gegaj’, ku do të kuptohet përfundimisht se cila skuadër do t’i shpëtoj barazhit. Në një prononcim për Gazeta Metro trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka folur për këtë sfidë shumë të rëndësishme për të dyja ekipet, transmeton Gazeta Metro.


Në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës të dielën me fillim nga ora 15:00 do të takohen Malisheva dhe Dukagjini. Të dyja ekipet edhe pse kanë zhvilluar paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon, pritet që një fund njëra prej tyre të përfundoj në barazh (pa harruar Drenicën dhe Prishtinën të cilat janë po ashtu të rrezikuara).

Për Metron trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi e ka cilësuar si sfidën më interesante të këtij kampionatit, kurse beson se pas përgatitjes shumë të mirë që kanë bërë do të kenë gjithashtu edhe përparësi pasi janë vendas.

”Kuptohet që është ndeshja më interesante e këtij kampionati, e cila vendos për mbetje në Superligë, pa barazh. Ne jemi përgatit shumë mirë, përparësi e kemi stadiumin si vendas. Kuptohet që e kemi edhe mbështetjen e tifozëve që besoj se do ta pushtojnë stadiumin ‘Liman Gegaj’,” tha ai.

Më tutje Thaqi theksoi se do të arrijnë qëllimin të qëndrojnë të paktën edhe për një sezon në elitën e futbollit kosovar sepse beson shumë në kualitetin e futbollistëve të tij. Ndërsa, pret edhe një përkrahje maksimale nga tifozët e Malishevës.

”Neve na duhet fitorja që besoj shumë në kualitetin e lojtarëve tonë dhe në fund besoj shumë që do të arrijmë këtë qëllim që edhe vitin e ardhshëm Malisheva të jetë pjesë e Superligës së Futbollit të Kosovës. Besoj që do të stërmbushet stadiumi nga tifozët, është interesimi shumë i madh nga tifozët e Malishevës,” deklaroi ish-trajneri i Flamurtarit për Metron.

Gjatë ditës së sotme nga Federata e Futbollit të Kosovës do të delegohen edhe gjyqtarët kryesor për ndeshjet e javës së fundit në elitën e futbollit kosovar. Thaqi shpreson shumë se FFK do të ketë kujdes sa i përket gjyqtarëve për këtë ndeshje.

”Shpresoj shumë që edhe Federata do të ketë kujdes sa i përket referave që do ta gjykojnë këtë ndeshje,” tha ai.

Në fund i pyetur se nëse është i gjithë ekipi i gatshëm për këtë duel dhe a do të ketë ndonjë mungesë, Thaqi tha: ”I gjithë ekipi është i gatshëm dhe i motivuar për këtë ndeshje.”

Kujtojmë që Malisheva gjendet në pozitën e tetë në tabel me 47 pikë, kurse Dukagjini në vendin e pestë me 49 pikë. Marrë parasysh faktin se këto dy ekipe u inkuadrua vitin e kaluar në Superligë, kanë treguar paraqitje dhe futboll shumë të bukur këtë stinor. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë