Emri i Fatos Klosit është përmendur si dikush që kishte gisht në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.
Bashkëpunëtorët e kolonel Krasniqit thonë se ai e di shumë mirë kush e ka vrarë, ndërsa ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, pak kohë më parë tha se Klosi ka gisht në vrasjen e tij, transmeton gazetametro.net
Por, në një prononcim për Dukagjinin, Fatos Klosi ka mohuar se di kush e ka vrarë kolonel Krasniqin dhe se ka gisht në vrasjen e tij.
Ai thotë se nëse dikush di më shumë për mua në lidhje me vrasjen e Krasniqit, le të flet. Klosi thotë se ata që flasin për të, po gënjejnë.
“Jam akuzuar edhe zyrtarisht. Pra nëse dikush di më shumë për mua se qysh e tek për vrasjen le të flasin. Unë nuk kam asgjë për të thënë, unë si të gjithë të tjerët e mora vesh për ngjarjen pasi ndodhi. E hetuam, u përpoqëm të hetojmë me policinë. Pra ata që flasin gënjejnë, përgjigja ime është e thjeshtë, gënjejnë”, ka thënë Klosi.
Ai ka shtuar se nuk ka ndonjë version të vetin për vrasjen e Ahmeti Krasniqit. /gazetametro.net