Loading…

Thaçit nuk i beson Kuvendi

  • 24/12/2016 | 08:06

Thaçit nuk i beson Kuvendi

Të zbrazëta kanë qenë ulëset e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Po ashtu edhe ato të Listës Serbe, si dhe gjysma e ulëseve të deputetëve të LDK-së.


Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për ta dëgjuar fjalimin vjetor të presidentit Hashim Thaçi, autoritetit që do të duhej të përfaqësonte unitetin e popullit, të premten kanë ardhur me shumicë vetëm deputetët e partisë që ai e drejtoi për afro 15 vjet, PDK-së.

Aty ishin edhe kryeministri Isa Mustafa dhe pjesa më e madhe e Kabinetit qeveritar.

Përballë deputetëve të pranishëm, Thaçi ka nisur fjalimin me rreth gjysmë ore vonesë.

Në fjalën e tij ka rikujtuar zotimin e tij se do të jetë president i të gjithë qytetarëve e në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Ka përmendur betimin e dhënë para deputetëve se do të ruajë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, se do të garantojë liritë dhe të drejtat e njeriut për tërë qytetarët e Kosovës, se do të mbrojë Kushtetutën dhe ligjet dhe se do të ruajë paqen dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë