Në emisionin ”Debat Plus”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportet e tij me Kadri Veselin dhe nëse do të largohet nga skena politike.
Thaçi mohoi të ketë raporta të këqia me kryekuvendarin Kadri Veseli, shkruan gazetametro.net
Ai tha se nuk ka asnjë problem në raportet me Veselin dhe as do të ketë. Për më tepër, Thaçi tha se sot ka pirë kafe më kryekuvendarin dhe se kanë agjendë të përbashkët.
Gjithashtu, Thaçi tha se nuk ka marrë leje nga askush për vizitën e tij në Ujman por e ka bërë për qejf të vetin.
Tutje, ai tha se nuk do të kandidojë për postin e presidentit nëse presidenti nuk zgjedhet nga populli.
Ndryshe, në ditën e vizitës se Thaçit në Ujman, kryetari i Kuvendit dhe PDK’së, Kadri Veseli, thumboi në mënyrë indirekte Thaçin, duke e cilësuar vizitën e tij në Ujman si demonstrim të rrejshëm politik. /gazetametro.net