Loading…

Thaçi vlerëson lartë kontributin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

  • 02/11/2016 | 16:44

Thaçi vlerëson lartë kontributin e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë kontributin e dy aktivistëve të rezistencës Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Ai, gjatë ditës së sotme bashkë me familjarët e Zhitisë dhe Fazliut, vizitoi vendin e rënies heroike të tyre.

Për këtë vizitë Thaçi tregoi përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, duke shkruar se “idealet dhe heroizmi i Zhitisë dhe Fazliut shërbeu si shembull për shumë të rinj se si duhet dhe mbrohet atdheu”.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook

Sot bëra homazhe tek vendi i rënies heroike të dy aktivistëve të rezistencës sonë, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

Kontributi i tyre në organizimin e Lëvizjes Popullore ishte i pazëvendësueshëm.

Me bacën Osman, babanë e Afrimit, me Fadilin, vëllain e Fahriut, si dhe me bashkëveprimtarë të tjerë, ndamë edhe kujtime për rezistencën tonë të asaj kohe.

Idealet e larta dhe heroizmi i Afrimit dhe Fahriut shërbeu si shembull për shumë të rinj se si duhet dhe mbrohet atdheu!

homazhe-thaqi

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë