Loading…

Thaçi viziton disa shkolla për përmirësimin e cilësisë së arsimit

  • 25/05/2017 | 14:39

Thaçi viziton disa shkolla për përmirësimin e cilësisë së arsimit

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2016 / 17, gjatë ditëve ta ardhshme, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë nxënësit dhe mësimdhënësit nëpër shkolla të ndryshme të Republikës së Kosovës.


Siç njofton zyra për informim e Presidentit, qëllimi i këtyre takimeve me mësimdhënës dhe nxënës është shprehja e mbështetjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë së arsimit në nivel të Kosovës dhe shprehje e mirënjohjes për të arriturat e nxënësve dhe arsimtarëve në realizimin e programeve arsimore.

Presidenti Thaçi, si gjithmonë, mbetet i  përkushtuar për rritjen e mirëqenies së mësimdhënësve, vazhdimin e reformave në arsim, si parakusht për rritjen e zhvillimit ekomomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë