Loading…

Thaçi, Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli më 18 korrik takojnë Mogherinin

  • 13/07/2018 | 17:55

Thaçi, Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli më 18 korrik takojnë Mogherinin

Liderët më të lartë të Kosovës do të takojnë së bashku Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, transmeton gazetametro.net

Ky takim është konfirmuar nga Qeveria, e cila përmes një komunikate ka bërë të ditur që takimi do të ndodhë të mërkurën, më 18 korrik, datë që ishte paralajmëruar nga Zyra e Mogherinit për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Më poshtë komunikata e plotë e qeverisë për takimin me Mogherinin.

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe Ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, znj. Frederica Mogherini në Bruksel.

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës.

Gazeta Metro raportoi sot që liderët kosovarë kanë arritur një marrëveshje lidhur me dialogun me Serbinë, për të cilën mund të lexoni më poshtë. /gazetametro.net

Liderët pajtohen për Dialogun, pranojnë nga Veseli dokumentin kornizë |DOKUMENT

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë