Loading…

Thaçi uron Kadaren për titullin e lartë të shtetit francez ‘Oficer i Madh i Legjionit’

  • 01/01/2020 | 16:36

Thaçi uron Kadaren për titullin e lartë të shtetit francez ‘Oficer i Madh i Legjionit’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadaren për vlërësimin me titullin e lartë shtetëror ‘Oficer i Madh i Legjionit’ nga Presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti Thaçi ka shkruar në Facebook se nderimi i tillë i lartë nga ana e Presidentit francez Macron, është vlerësim i lartë nderkombëtar për krijmtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe.

Ai gjithashtu ka shkruar se i shpreh urimet me të sinqerta, shkrimtarit, ndërsa Presidentit Macron  falënderim dhe konsideratë të veçantë.

”Nderimi i shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron është vlerësim i lartë ndërkombëtar për krijimtarinë e jashtëzakonshme të gjeniut të letrave shqipe, që me vite është pretendent për Çmimin Nobel për letërsi. Shkrimtarit Ismail Kadare, që me dinjitet e përfaqëson letërsinë shqipe në rang botëror, i shprehim urimet më të sinqerta, ndërsa Presidentit Macron falënderim dhe konsideratë të veçantë” ka shkruar Thaçi.

Ismail Kadare, sot është nderuar me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit” nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Vlenë të theksohet se me tituj të tillë, janë vetëm 250 në Francë, dhe ky vit i ri, s’kishte se si të fillonte më mirë për shqiptarët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë