Loading…

Thaçi u drejtohet partive: Ejani tregoni patriotizmin tuaj në Bruksel

  • 29/06/2018 | 12:08

Thaçi u drejtohet partive: Ejani tregoni patriotizmin tuaj në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka raportuar sot para kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt për takimin e së dielës të mbajtur në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.


Ai në raportimin e tij ka thënë se Kosova ka arritur në fazën përfundimtare të dialogut.

I pari i shtetit i ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve politik që të marrin pjesë në dialog dhe të japin kontributin e tyre në tryezën e Brukselit.

Më poshtë një pjesë e fjalimit të Thaçit:

Tanimë kemi ardhur në fazën përfundimtare të dialogut, e ky ishte takimi i parë i fazës përfundimtare të dialogut që do të ndërmjetësohet nga BE, respektivisht nga përfaqësuesja e BE-së, Federica Mogherini. Ky dialog mbështetet fuqishëm nga SHBA-të.

Ky informimi i imi para jush duhet të kuptohet si proces llogaridhënës, e që do të jetë proces transparent me raportim cdo herë para institucioneve.

Transparenca dhe llogaridhënia do të bëhet deri në fund sepse e kemi borxh ndaj qytetarëve.

Unë e kam shpreh gatishmërinë të raportoj para kuvendit sa herë të kërkohet nga kryetari apo ndërkombëtarët.

Shpresoj se koalicioni parlamentar me pozitë e opozitë të arrij të kuptoj modalitetet e përfshirjes në këtë proces. Prandaj, ky proces nuk mund të ndalet për shumë arsye.

Jam i vetëdijshëm se qeveria e ka tërhequr platformën nga rendi i ditës në Kuvend që ti jepet mundësi të gjithëve të përfshihen në një rezolutë gjithëpërfshirëse e një gjë e tillë për fat të keq nuk ka ndodhur akoma.

Shpresoj që liderët e partive politike ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj institucioneve dhe qytetarëve tanë.

Para nisjes së takimit në Bruksel kam bërë thirrje për bashkim në delegacionin e Kosovë përfshirë gjithë spektrin politik, pra ejani e bëhuni pjesë e delegacionit të Kosovës dhe jepni dijen e patriotizmin tuaj në tryezën e bisedimeve. Ky do të ishte veprimi më i guximshëm që e presin qytetarët e Kosovës.

Të gjitha kritikat tjera tregojnë vetëm shenja lodhje dhe guximi.

Në takimin e së dielës ia bëmë të qartë se Kosova është e angazhuar të arrij marrëveshje garantuese me Serbinë.Po ashtu theksuam se marrëveshja aktuale duhet të jetë e balancuar dhe të jetë fituese për të dyja palët.

Në fund ia bëmë të qartë se palët duhet të punojnë për marrëveshje përfundimtare e jo edhe për një marrëveshje tjetër, në mënyrë që në fund të përmbyllet me njohje të plotë reciproke.

Po ashtu ia bëmë të qartë se Kosova ka përmbushur 95 kritere për liberalizim dhe se është koha që BE të marr vendimin për ne.

Kosova ka pranuar tanimë dialogun si mjetin e vetëm për normalizim marrëdhëniesh, e në rast se ne e ndalim dialogun, BE do të na fajësoj neve Kosovën për dështim të tij dhe do të dëshmohej brishtësi.

Kjo dhe shumë arsye tjera që nuk dua ti përmend na detyrojnë të arrijmë marrëveshje që do të nënkuptonte njohje të plotë.

Takimi i radhës do të ndodh në një të afërme të afërt e që do të vendos për të Mogherini.

Kosova mbetet konstruktive dhe e angazhuar të arrij marrëveshje për anëtarësim në NATO e BE.

Në fillim të javës së ardhshme pres që me bartësit e institucioneve, liderët e partive të ulemi për të konkretizuar ekipin dialogues të Kosovës që do të punojnë për çështje që do të hapen në dialog, ku do të përfshihet gjithë spektri politik, presidenca, kuvendi, qeveria, partitë, shoqëria civile, mediat etj, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje sa më fitimprurëse për Kosovën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë