Loading…

Thaçi tregon se kur hiqen vizat

  • 29/03/2018 | 20:29

Thaçi tregon se kur hiqen vizat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se sikur Kosova t’i kryente punët e saj me kohë, liberalizimi i vizave për qytetarët tanë tashmë do ishte çështje plotësisht e harruar.

“Realisht, ne u vonuam me çështjen e demarkacionit dhe mund të them se kemi pasur një stagnim, në veçanti nga vera e vitit 2014, kur ndodhi ngërçi politik. Gjithmonë kemi pasur traditë, që pas zgjedhjeve të gjejmë formulën dhe të lëvizim përpara dhe jo ta bllokojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Thaçi.

“Tash është çështje, mund të them e kryer. Mirëpo është i pajustifikueshëm moskalimi i demarkacionit për tri vite. Edhe sot që s’janë vizat është çështje e moskalimit të demarkacionit. Nuk është çështje e vendimeve menjëherë, do të ndodhë shumë shpejt. Në takimin që e zhvillova me komisionerin Hahn, por edhe me zonjën Mogherini, është konfirmuar se tash do të kemi një prezantim të raportit më 17 prill, dhe pastaj në vjeshtë do të ndodhë liberalizimi i vizave”, ka thënë ai.

Presidenti ka thënë se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar mbetet luftë e përhershme dhe Kosova ka implementuar në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave.

“Krejt bota kur u krye demarkacioni e duartrokiti dhe e theksoi tash rrugët janë të hapura, rrugët janë të sigurta. Çështja ka qenë e demarkacionit që e kemi mbyll vetveten, e kemi izolu vetveten. E kemi kalu demarkacionin, i kemi humbur fatkeqësisht tri vjet pa asnjë arsye, një çështje krejt e rrejshme dhe joekzistente, sepse marrëveshja ka qenë e mirë. Është marrëveshje e njëjtë ajo që ka qenë edhe në 2015, është edhe tash”, ka thënë Thaçi

Lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, sipas Thaçit, është luftë permanente dhe është përmbyllur si kriter.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë