Loading…

Thaçi tregon bisedën në telefon me Haradinajn

  • 13/01/2017 | 19:16

Thaçi tregon bisedën në telefon me Haradinajn

Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajn kanë biseduar përmes telefonit për situatën e fundit në të cilën ndodhet lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


Bisedën mes dy politikanëve e ka shpalosur në Info Magazine të Klan Kosovës, vet Presidenti Thaçi.

“Kam besim të plotë se çështja e Haradinajt do të përmbyllet shpejt. Unë edhe kam biseduar me Haradinajn në telefon dhe më ka thënë se e kupton situatën në të cilën ndodhet”.

“Biseda ka qenë shumë konstruktive dhe serioze”, ka pohuar Thaçi.

“Më Haradinajn kam diskutuar për hapat që duhet ndërmarrë. Ka qenë një bisedë e hapur dhe shumë miqësore dhe shumë shpejt ai do t’i kthehet politikës, angazhimeve dhe familjes së tij”.

“Nuk është ndjenjë e mirë të të ndërprejnë udhëtimin, me akuza të një shteti që ka kryer gjenocid në Kosovë. Kjo më ka ndodhur edhe mua. Është standard i dyfishtë nga ana e BE-së që po e tolerojnë në hapësirën tonë. Kjo u ndodhë edhe kroatëve e edhe boshnjakëve”.

“Është momenti i duhur që t’i bëjmë thirrje BE-së që të ndryshojë qasje ndaj Beogradit. Arrestimi i Haradinajt, është sjellje tipike e kohës së Slobodan Millosheviqit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë