Loading…

Thaçi te Erdogani, do t’i kërkohet mbyllja e shkollave të Gylenit

  • Nga

  • 28/12/2016 | 14:47

Thaçi te Erdogani, do t’i kërkohet mbyllja e shkollave të Gylenit

Hashim Thaçi sot ka udhëtuar drejt Turqisë, ku do të pritet nga homologu i tij, Rexhep Taip Erdogan, në vizitën e tij të parë si president i shtetit në një shtet me peshë në politikën botërore.


Në mesin e temave që dy presidentët do t’i diskutojnë, siç mëson gazetametro.net, më e ndjeshmja dhe kryesorja do të jetë ajo për mbylljen e shkollave të Fetullah Gylenit që veprojnë në Kosovë.

Agjenda e takimit të Thaçit me Erdoganin sipas burimeve të gazetametro.net, do të përmbajë gjashtë pika kryesore: 1. Mbylljen e shkollave të Fetullah Gylen, 2. Procesi i njohjes së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara, 3. Proceset në mes të KOSOVËS, UNESCO’s, NATO’s dhe Bashkimit Evropian, 4. Tregtia e Jashtme Turqi-Kosovë, marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar më parë mes dy vendeve dhe heqja e taksave të dyfishta, 5. Kush do të jetë ambasodori i ri i Kosovës në Turqi, dhe 6. Ndërtimi i xhamisë së re në kryeqytet, për të cilën është ndarë lokacioni në afërsi të objektit qendror të Telekomit të Kosovës.

Shkollat e Gylenit në Kosovë

Turkey seeks extradition of Gulen from US

Fetullah Gylen një kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë. Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë.

Erdogan, një mik i Thaçit, sipas burimit të gazetametro.net, do të kërkojë nga ai mbylljen e këtyre pesë shkollave të Gylenit, të cilin Turqia e cilëson si terrorist, dhe është duke kërkuar transferimin e tij nga SHBA-ja ku ai ka emigruar.

Erdogan do t’i thotë Thaçit, se Kosova nuk duhet t’i mbështesë terroristët, aq më tepër kur Turqia e ka mbështetur shumë Kosovën në luftën kundër terrorizmit, duke pasur parasysh se shumë kosovarë janë ndaluar në Turqi, rrugës për të ju bashkuar radhëve të terroristëve në Siri dhe Irak. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë