Loading…

Thaçi tallet me Mustafën e Kurtin: Ata nashta kanë trimni me i shpallë luftë Serbisë, hajrin ia pafshin

  • 30/08/2018 | 17:38

Thaçi tallet me Mustafën e Kurtin: Ata nashta kanë trimni me i shpallë luftë Serbisë, hajrin ia pafshin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të jetë i paqartë me deklaratat e tij për dialogun me Serbinë.


Ai ka theksuar se gjithsesi do të shtrojë kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, teksa ka shtuar se janë zëra joperëndimorë ata që thonë se po kërkohet shkëmbim territoresh dhe korrigjim kufijsh.

Thaçi ka kritikuar opozitën duke thënë se po duan të nisin luftë me Serbinë.

“Nëse dikush dëshiron t’i shpallë luftë Serbisë, urdhëroni Albin Kurti e Isa Mustafa, hajrin ia pafshin”, ka thënë ai duke shtuar se “ndoshta ata kanë aftësi teknike e strategjike për luftë, gjë që nuk dihet publikisht”.

“Lufta ka përfunduar. E kemi fituar luftën. Kosova është e lirë dhe e pavarur”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka deklaruar po ashtu se “Trepça e Ujmani do të jenë pjesë e Kosovës përgjithmonë”.

Teksa ka shtuar se “arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur”, Thaçi ka thënë se nuk do të ndodhë asnjë marrëveshje pa pëlqimin e Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: i[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë