Loading…

Thaçi takon senatorët amerikanë, flasin për transformimin e FSK’së

  • 29/11/2018 | 14:25

Thaçi takon senatorët amerikanë, flasin për transformimin e FSK’së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi , gjatë vizitës në SHBA është takuar me senatorë amerikanë, me të cilët biseduan për çështje të ndryshme.


Fillimisht ai takoi senatoren Joni Ernst, me të cilën kanë viseduar për bashkëpunimin dy palësh dhe transformimin e Forcës së Sigurisë.

‘Kënaqësi të takosh senatoren Ernst, udhëheqësen më të lartë  femë[email protected] dhe një përkrahëse të madhe të #Kosovës.

Biseduam për kohëzgjatjen e çështjeve dypalëshe, progresin e Kosovës në dialog dhe krijimin e forcave të armatosura dhe, natyrisht, për marrëdhëniet e mrekullueshme shtetërore të Ioëa-Kosovës!’, ka shkruar Thaçi në twitter.

Pas takimit me Ernst, Thaçi takoi edhe senatorin Peters dhe Mendez.

‘Takime të shkëlqyera me senatorët @SenGaryPeters & SenatorMenendez. Me ta diskutuam për progresin pozitiv të arritur në Kosovë që nga viti 2008 dhe statusin e marrëdhënieve tona dypalëshe. I inkurajuar fuqishëm nga mbështetja e fuqishme dypalëshe për rrugën e Kosovës Euro-Atlantike, përfshirë dialogun me Serbinë,’ ka shkruar Thaçi në postimin për takimin me senatorë.

/Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë