Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjaë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton, transmeton Gazetametro.net.
Thaçi e bëri këtë të ditur përmes një postimi në twitter, duke shtuar se bashkërisht me Boltonin kanë konstatuar se tani është momenti historik të cilin nuk duhet ta humbin Kosova dhe Serbia për të arritur marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke.
‘Sapo zhvillova një takim të mirë në shtëpinë e Bardhë me këshilltarin John Bolton. E falënderoj për mbështetjen e plotë që Kosova ka marrë nga kjo administratë. Ne u pajtuam që ka një shans historik për dialog, e që nuk duhet humbur nga të dy vendet. Kjo lejon anëtarësimin e Kosovës në #NATO, OKB, në BE,’ ka shkruar Thaçi në twitter.
Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje zhvilloi një takim edhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeu.
/Gazetametro.net
Just had good meeting at the @WhiteHouse with @AmbJohnBolton. Thanked him for the full support #Kosovo has met under this administration. We agreed there’s a historic chance in dialogue that should not be missed for both countries. This enables #Kosovo’s @NATO, UN, EU membership.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 27, 2018