Loading…

Thaçi takon Destanin: Ka dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është humanist i madh

  • 07/10/2020 | 16:56

Thaçi takon Destanin: Ka dhënë kontribut në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është humanist i madh

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetarin e Nderit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Lazim Destanin, transmeton Gazeta Metro.

Thaçi ka shkruar se Destani është kontribuues i madh i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, po ashtu edhe për demokracinë në Shqipëri, afirmimin e ashhqiptarëve në Maqedoni dhe për kauzën kombëtare në përgjithësi.

Po ashtu Thaçi tha se Destani është humanist i madh dhe me personalitet me vlera të larta njerëzore.

“Ai ka dhënë kontribut shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për demokracinë në Shqipëri, për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe për kauzën kombëtare në përgjithësi”, ka thënë Thaçi.

“Lazim Destani është humanist i madh dhe personalitet me vlera të larta njerëzore”, ka shkruar Thaçi.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë