Loading…

Thaçi takohet me Princin Albert II: Monako gjithmonë ka mbështetur Kosovën

  • 13/12/2019 | 16:58

Thaçi takohet me Princin Albert II: Monako gjithmonë ka mbështetur Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot me Princin Albert II në Pallatin Principal të cilin e ka falenderuar për pëkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Thaçi ka thënë se Monako e ka përkrahur Kosovën për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive.

“Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive”, ka shkruar Presidenti në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Në një takim me Princin Albert II në Pallatin Principal, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, e falënderova Princin e Monakos për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive.

Forumi Ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti” na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës. HTH/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë