Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut përmes një letre të hapur drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon që të publikojë listën e të dënuarve që ka falur.
Sipas KMDLNJ-së, mos bërja publike e listës së atyre që eventualisht janë falur, shkakton tensionone në situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje.
“KMDLNJ kërkon nga presidenti Thaçi që sa më parë ta bëjë publike listën e personave të falur, nëse ata janë falur, në mënyrë që “të mos i leni në pritje dhe ankth të dënuarit që kanë kërkuar të falur nga Ju, familjarët e tyre sikur edhe opinionin i cili duhet të informohet për vendimin e Juaj për falje apo mos falje”, thuhet në komunikatën për media.
Ata ka thënë se mos publikimi i listës së falur vështërson edhe punën e Shërbimit Korroktues të Kosovës.
“Mos bërja publike e listës së atyre që eventualisht i keni falur e tensionon situatën brenda institucioneve ku mbahen ata që kanë kërkuar falje sikur që në masë të madhe e vështirëson punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës që në rastin konkret nuk mbanë asnjë përgjegjësi por se mund të përballet me shumë probleme”, thuhet në letrën e KDMLNJ-së drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
KMDLNJ i ka përkujtuar presidentit se për falje kanë aplikuar më shumë se 700 të dënuar.
KMDLNJ thekson se të gjitha këto kërkesa janë shqyrtuar nga komisioni i formuar ad hoc dhe sipas informatave të KMDLNj – së tashmë është dorëzuar lista me emrat e të dënuarve që sipas vlerësimit të komisionit ad hoc e meritojnë të falen.