Presidenti i Kosovës duket të ketë aftësi, por edhe pasion për të tërhequr vëmendjen e publikut. Ai ka postuar në Facebook fotografi nga Aeroporti i Prishtines, nga ku po udhëton sot për Bruksel.
Në fotot e përzgjedhura nga kabineti i tij, shfaqen qytetarë të entuziazmuar me takimin e rastësishëm me Thacin, ku edhe kanë shfrytëzuar rastin për ndonjë ‘selfie’, shkruan gazetametro.net.
Ndryshe, Thaçi u nis nga Kosova për në Bruksel për disa takime me liderë europianë. Siç njoftoi vetë presidenti, sot do të takohet me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Gjithashtu, Thaçi do të takohet edhe me presidentin e Parlamentit Europian.
Siç bëhet me dije, Thaçi qëndron në Bruksel për të kërkuar liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian./gazetametro.net