Loading…

Thaçi s’pranon të flas serbisht në Davos, u kthenë shpinën gazetarëve

  • 25/01/2018 | 17:19

Thaçi s’pranon të flas serbisht në Davos, u kthenë shpinën gazetarëve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot në Forumin Ekonomik të Davosit se Prishtina zyrtare është shumë korrekte kur vije puna te implementimi i drejtësisë ndërkombëtare, dhe kjo do të jetë një çështje me rëndësi dhe në të ardhmen.’


“Ne punojmë ngushtë me Tribunalin e Hagës. Kosova gjithashtu mbështet ligjet dhe drejtësinë ndërkombëtare. Nuk kemi çfarë të fsheshim, në përmbushim obligimet tona ndërkombëtare dhe çdo ditë do të punojmë ngushtë më komunitetin ndërkombëtar”, tha presidenti Thaçi, transmeton lajmi.net.

Duke u pyetur për cështjen se shumë dëshmitarë të rastit “Haradina” janë zhdukur, po ashtu për cështjen që një numër i madh  i krimeve të kryrera në Kosovë nuk janë ndjekur deri në fund, Thaçi u përgjigj shkurt: “Besoj se Gjykimet ishin të drejta, transparente dhe kredibile”. .

Nga Davos është bërë e ditur që Thaçi refuzoi të fliste në gjuhën serbe për një televizion nga Serbia, dhe në pyetjen se nëse Gjykata Speciale do ta ndjekë atë, nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, por ktheu shpinën nga gazetarët dhe u largua tutje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë