Loading…

Thaçi sot ka afatin e fundit për ta dekretuar Ligjin për Paga

  • 20/02/2019 | 09:19

Thaçi sot ka afatin e fundit për ta dekretuar Ligjin për Paga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ende nuk ka dekretuar ligjin për paga, transmeton Gazeta Metro.


Këtë për Radio Kosovën e kanë konfirmuar këshilltarë nga kabineti i tij. Të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, presidenti mund ta shfrytëzojë vetëm një herë.

Presidenti Thaçi ka kohë vetëm edhe sot që ta bëjë dekretimin e ligjit për paga.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, afati ligjor për dekretimin e një ligji nga ana e presidentit të Kosovës, është 8 ditë, e cila skadon sot. Ky ligj pas votimit në Kuvendin e Kosovës i është dërguar presidentit Thaçi për vendim.

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, është përgjigjur shkurt se nuk është marrë ende vendimi për dekretim.

Ndërkohë, shumë sindikata të cilat janë pjesë e ligjit të pagave kanë kërkuar nga presidenti që ky ligj të mos dekretohet.

Sa i përket pakënaqësive kjo është vërejtur me protestat të shumta dhe greva. Këto kanë vazhduar edhe ditëve të fundit, kur Sindikalistët e Shërbimit Korrektues mbajtën protestë.

Sindikalistët kërkuan që koeficienti i tyre të rritet nga 1.85 në 2.2 në mënyrë që të jenë të barabartë me policinë dhe zjarrfikësit. Pakënaqësi për Ligjin e Pagave kanë edhe Sindikata e Re e KEK-ut dhe Sindikata e Punëtorëve të Navigacionit Ajror. Drejtuesit e këtyre sindikatave kanë paralajmëruar se pritet të radikalizohen nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Ligji për pagat ka kaluar në Kuvend më 2 shkurt, me 63 vota për dhe 1 abstenim. Nëse presidenti Thaçi nuk e dekreton, atëherë ligji i kthehet Kuvendit për rishqyrtim. Të drejtën e kthimit të një ligji, presidenti mund ta shfrytëzojë vetëm një herë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë