Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar sot për vdekjen e aktivistes shumë vjeçare, Sevdije Ahmeti.
“Ndarja nga jeta e aktivistes shumëvjeçare për të drejtat e njeriut, Sevdije Ahmeti, ishte lajm shumë pikëllues”, ka shkruar Thaçi në rjetin social Facebook, shkruan gazetametro.net.
Ai gjithashtu ka thënë për aktivistën Ahmeti se ajo kishte folur edhe kur shumë kishin zgjedhur heshtjen dhe me punën e saj ka dokumentuar abuzimet e drejtave të njeriut në Kosovë.
“Ishte ndër të parat që kishte ngritur zërin për të drejtat e grave dhe fëmijëve në Kosovë, në kohën kur shumëkush kishte zgjedhur heshtjen. Me angazhimin e saj, kishte arritur të dokumentonte edhe shumë abuzime me të drejtat e njeriut në Kosovë.”, ka shtuar tutje ai.
Ajo ishte inspirim për shumë gra të tjera që të ngrehnin zërin kundër padrejtësive. Do të na mungojë kontributi i saj!”, ka përfunduar presidenti Thaçi./gazetametro.net