Presidenti Hashim Thaçi sot me mëngjes ka qenë për vizitë në shtëpinë e kryeministrit Isa Mustafa.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ish-shefin e tij në qeveri e ka vizituar për t’i uruar martesën e djalit.
“Sot isha në vizitë tek familja e kryeministrit Mustafa. Pata kënaqësinë ta përgëzoj për martesën e të birit. Çiftit i urova jetë të lumtur bashkëshortore”, ka shkruar Thaçi. /gazetametro.net