Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, janë duke finalizuar agjendën e tyre për sesionin vjetorë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Thaçi këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, duke thënë se në ditë në vijim do të zhvillojnë shumë takime me përfaqësuesit botëror për të shtyrë agjendën euroatlantike të Kosovës, shkruan gazetametro.net.
Ja postimi i plotë i tij:
Bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë, Behgjet Pacollin, duke punuar në finalizimin e agjendës sonë për sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Në ditët në vijim do të zhvillojmë shumë takime me përfaqësues botërorë për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin bilateral, njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare../gazetametro.net