Loading…

Thaçi rinis dekoratat, sot i ndan për 6 heronjtë nga Gjakova

  • 29/03/2018 | 09:58

Thaçi rinis dekoratat, sot i ndan për 6 heronjtë nga Gjakova

Me urdhër të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, sot do të bëhet dekorimi i gjashtë heronjve nga komuna e Gjakovës.


Ceremonia e dekorimit të këtyre heronjve do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.

Kjo komunë përmes një njoftimi dërguar mediave ka bërë publik edhe gjashtë emrat e heronjve që pritet të dekorohen.

Ndryshe, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës presidenti Hashim Thaçi dekoroi mjaft figura të gjalla, por edhe dëshmorë.

Emrat e heronjëve të ri të Kosovës:

Përmet Ilir Vula lindur me 04.04.1979 në Gjakovë, rënë me 10.08.1998 në Junik

Elton Gëzim Zherka lindur me 19.08.1979 në Gjakovë, rënë me 11.08.1998 në Junik

Ilir Mazllom Soba lindur me 28.04.197 në Gjakovë, rënë me 16.10.1998 në Krelan

Sadedin Hysen Shehu lindur me 16.02.1958 në Gjakovë, rënë me 19.11.1998 me Bokë të Devës

Bujar Haki Roka lindur me 21.01.1974 në Gjakovë, rënë me 07.05.1999 në Gjakovë

Hamëz Hysen Zymberi lindur me 16.05.1976 në Gjakovë, rënë me 15-05-1999 në Madanaj.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]ro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë