Loading…

Thaçi refuzon t’i bashkohet lutjes islame gjatë hapjes së aeroportit në Stamboll

  • 29/10/2018 | 20:56

Thaçi refuzon t’i bashkohet lutjes islame gjatë hapjes së aeroportit në Stamboll

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka raporte të mira me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, por për dallim nga presidenti turk, presidenti kosovar nuk është person që praktikon fenë.


Kjo u pa edhe gjatë inaugurimit të sotëm të aeroportit në Stamboll, ndër më të mdhenjtë në botë. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti, u realizua edhe një lutje islame e udhëhequr nga një imam, dhe shumica e liderëve që ishin të pranishëm, mbanin duart sipas praktikës islame.

Thaçi, i cili në një rast i kishte bërë qefin Erdoganit, duke iu bashkuar lutjes së tij islame, të njëjtën gjë ka refuzuar ta bëjë edhe në Stamboll.

Në këtë rast presidenti kosovar duket paksa në siklet se nuk di se si të veprojë, pasi duart i mbanë mbi një objekt që e ka aty pranë, por jo sipas praktikës që e kërkon lutja islame. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë