Loading…

Progresi 9 vjeçar i Kosovës është vlerësuar nga liderët botërorë

  • 18/02/2017 | 20:37

Progresi 9 vjeçar i Kosovës është vlerësuar nga liderët botërorë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar qasje më strategjike të BE’së në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.


Gjatë ditës, në Samitin e Sigurisë që po mbahet në Munih të Gjermanisë, Thaçi ka zhvilluar takime me komisionerët evropianë, Johannes Hahn e Dimitris Avramopoulos, me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor, me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, me përfaqësues të Bundestagut gjerman e zyrtar të tjerë institucionalë.

Nga ky samit Presidenti Thaçi ka deklaruar se progresi nëntëvjeçar i Republikës së Kosovës është vlerësuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nga liderët europianë dhe vendet e tjera.

“Pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sigurisë në Munih është një mundësi shumë e mirë për Kosovën që të takohemi me liderë botërorë, që t’i informojmë ata për sukseset që ka arritur Kosova, në veçanti në këtë përvjetor të nëntë të Pavarësisë”, tha Thaçi për RTK’në.

Më tutje, ai shtoi se në këtë konferencë, kishte mundësi që të dëgjojë mesazhe konkrete të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe të liderëve të tjerë ndërsa theksoi se Kosova është duke punuar maksimalisht që të jetë pjesë e NATO’s, BE’së dhe OKB’së. /gazetametro.net

http://www.dailymotion.com/video/x5cdelr_h-thaci_news#tab_embed

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë