Loading…

Thaçi dekoron Ashton’in

  • 17/01/2017 | 17:21

Thaçi dekoron Ashton’in

Catherine Ashton ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, është takuar me Presidentin Hashim Thaçi.


Me këtë rast, presidenti ka dekoruar baroneshën Ashton me Medaljen Presidenciale të Meritave.

“Baroneshën Catherine Ashton e dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e saj në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për përafrimin e Kosovës me BE-në”, ka thënë Thaçi.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, udhëhoqi procesin e normalizimit për një kohë të gjatë.

Ajo kishte deklaruar se ndër sukseset më të mëdha të saj ishte arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013.

Ashton në Kosovë ka ardhur me ftesë të Presidentit Thaçi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë