Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë publikimin e fushatës informuese për pakot e ligjeve për të drejtat e njeriut.
Në këtë lansim ku ishte prezentë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, u tha që me këto ligje do të sigurojnë të drejtat e njeriut dhe barazi për të gjithë.
Për presidentin të drejtat e njeriut janë të pandashme dhe të pacenushme, dhe janë bazë e rendit juridik të  Republikës së Kosovës, të  garantuara me Kushtetuten e Kosovës.
E vëmendje të veçantë presidenti Thaçi tha se do t’i kushtohet personave qe i takojnë grupeve të caktuara, si minoritetet, transmeton gazetametro.
I pari i vendit tha se nuk do të ketë demokraci të mirëfilltë nëse qytetarëve të Kosovës nuk iu garantohet rrespektimi i të drejtave të njeriut, dhe se duhet një luftë e pa kompromis ndaj çdo akti të diskriminimit.
Në anën tjetër ishte ambasadori i OSBE-së Jan Brathu, që garantoi që do punojë së bashku me institucionet e Kosovës që këto ligje të zbatohen. Ndërsa Avokati i Popullit tha se ka pas fatin të jetë pjesë e këtij mekanizmi./gazetametro.net