Loading…

Thaçi përkujton viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit, i quan sulme të shëmtuara

  • 11/09/2018 | 09:43

Thaçi përkujton viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit, i quan sulme të shëmtuara

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 17-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA ka përkujtuar viktimat.


Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike.

Më poshtë postimi i plotë i Thaçit:

U bënë 17 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto sulme të shëmtuara ishin kundër vlerave perëndimore të civilizimit dhe tërë botës demokratike. Viktima të tyre ishin shtetasit e mbi 70 vendeve të ndryshme të botës, që sot e tërë bota i kujton.

Edhe populli ynë bashkëndjen me të gjithë popujt që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme barbare që tronditën botën.

Kosova, si pjesë e aleancës globale të krijuar më pas, është munduar gjithmonë të japë kontributin e saj në këtë luftë të pandalshme kundër fundamentalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë