Loading…

Thaçi përkujton viktimat e Reçakut

  • 14/01/2017 | 16:51

Thaçi përkujton viktimat e Reçakut

 Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me ç’rast është bërë edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.


“Sot bëra homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak dhe në shenjë nderimi për kontributin e ish-ambasadorit William Walker në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për të vërtetën e Reçakut dhe për lirinë e Kosovës, zbuluam edhe shtatoren e tij.

Gjithmonë do t’i kujtojmë viktimat dhe do ta nderojmë heroizmin e pashoq të popullsisë sonë, duke nderuar edhe ata që na përkrahen.

Sot çdo qytetar i vendit duhet të ndjehet mirë, sepse ka atributet e një çlirimtari. HTH”- ka shkruar Thaçi në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë