Loading…

Thaçi për Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën: Nuk kursyen asgjë për liri

  • 23/02/2017 | 11:46

Thaçi për Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën: Nuk kursyen asgjë për liri

72 vjetori i rënies së Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, është kujtuar me një akademi, e cila është organizuar nën patronatin e presidentit, Hashim Thaçi.


I pari i vendit e ka çmuar lartë kontributin e këtyre dy figurave në, siç ka thënë ai, kryengritjet kundër komunizmit.

Siç thotë Thaçi, rezistenca anti-komuniste buron nga këto dy figura.

“Rezitencenca anti-komuniste buron nga këta dy hero, e që ka ndikuar që edhe sot të jemi populli më demokratik dhe mbështetësit më të mëdhenj të Amerikës”, ka thënë ai.

16976680_10208074662213952_1624922702_n

Tutje presidenti ka potencuar se Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, nuk kursyen asgjë për liri, ani pse kryengritjet anti-komuniste në Drenicë u shuan me gjak.

“Kryengritja e Drenicës u shua me gjak. Por, ajo kryengritje ishte kundër një ideologjie të tmerrshme si komunizmi. Ata nuk kursyen asgjë për këtë liri.

Ndërkaq, në këtë akademi ka folur edhe Kadri Veseli, i cili ka thënë se kanë vazhduar amanetin e këtyre komandantëve.

“Ne e vazhduam amanetin e këtyre komandantëve. Ne nuk ishim më të fuqishëm se këta, por përdorëm mençuri dhe patëm edhe fatin që krijuam aleat”, ka thënë Kadri Veseli.

16923873_10208074658773866_1425788654_n
Ndryshe, akademia përkujtimore u mbajt në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe nisi me himnin e shtetit të Kosovës dhe atë kombëtar./gazetametro.net


Akademi Përkujtimore by gazetametro

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]etametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë