Loading…

Thaçi për mediat kroate: Serbia asnjëherë nuk do t’i fitojë luftërat

  • 12/05/2017 | 13:07

Thaçi për mediat kroate: Serbia asnjëherë nuk do t’i fitojë luftërat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë  për mediet kroate se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është i lehtë.


Ai ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës. Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një interviste për të përjavshmen kroate “Nacional”.

“Unë e kam udhëhequr luftën për çlirim të Kosovës, por e kam udhëheq edhe dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë. Sepse, kjo është domosdoshmëri. Ne kemi punuar për normalizim dhe pajtim, i besoj se kjo mund të ndodhë me plotë vështirësi. Dialogu s’ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës. Por, të dialogosh me Serbinë nuk është e lehtë”, ka theksuar Thaçi, përcjell “zeri.info”.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova e di që Serbia ka plan për ndarje të Kosovës, duke shtuar se ai moment për Serbinë nuk do të vijë.

“Kosova e di që Serbia ka plan për ndarje të Kosovës, dhe e pret momentin. Por, e theksoj përsëri kurrë ai moment për Serbinë nuk do të vijë. Prandaj, ka qenë fillimisht provokimi me tren. Një tren i dhuruar nga Rusia, me parulla “Kosova është Serbi”. Hapi tjetër ka qenë ndërtimi i murit, hapi tjetër futja e paramilitarëve në Veri të armatosur dhe me krijuar realitete të ndarjes së Kosovës. Por, e theksoj se është fat që falë vendosmërisë sonë treni është ndalë me dhjetëra kilometra larg kufirit me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tutje ka thënë se Serbia nuk din të fitojë luftëra, sipas tij din vetëm të fillojë po nuk din të fitojë.

“Por, kur flasim për luftëra, të gjithë e dimë se Serbia nuk din me fitu luftëra, din me fillu, por nuk din me fitu.  Edhe këto përpjekje i ka humbur në raport me Kosovën. Privatisht në të gjitha takimet që kam me lidershipin e Serbisë, ata pranojnë që Kosova është e pavarur, me të gjithë. Të gjithë e dijnë që Kosova do të hyjë në NATO dhe Bashkim Evropian, por secili këqyr si me nxjerrë fytyrën e vet”, ka thënë Thaçi.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë