Sot bëhen 29 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila fuqizonte ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut. Presidenti Thaçi ka kujtuar se para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, shkruan Gazeta Metro.
Thaçi përmes një shkrimi në rrjetin socail Facebook, ka thënë se delegatët e asaj kohe në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi.
“Me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Thaçi.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Para 29 viteve delegatët e Kosovës në Kaçanik aprovuan dokumentin më të rëndësishëm politik dhe juridik të asaj kohe, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje të vullnetit politik të qytetarëve shumicë. Sot, me konsideratë të lartë kujtojmë të gjithë delegatët që në rrethana të rënda okupimi treguan guxim qytetar dhe artikuluan aspiratën tonë kombëtare dhe politike për liri dhe pavarësi./.gazetametro.net