Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën më të madhe gjermane, BILD, ka thënë se provokimet e fundit dhe të tjera, janë pjesë e skenareve serbe për shkëputjen e një pjese të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.
Presidenti Thaçi ka thënë se Moska dhe Beogradi mund të provokojnë një konflikt të armatosur në Ballkan, i cili synon të ndajë Kosovën, gjë e cila sipas tij, kurrë nuk do të ndodh, transmeton gazetametro.net .
Thaçi akuzuar Serbinë se ajo me trenin e paligjshëm donte të destabilizonte situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.
“Kjo që po ndodhë është një lloj skenari i Krimesë”, ka thënë Thaçi.
Presidenti i Kosovës, ka thënë se qëllimi i Serbisë ishte që të përdor këtë tren të dhuruar nga Rusia, për të ndarë pjesën veriore të Kosovës dhe për t’ia bashkangjitur Serbisë.
“Pra një lloj modeli i Krimes. Por, kjo kurrë nuk do të ndodh”. /gazetametro.net