Loading…

Thaçi paralajmëron libër autobiografik

  • 18/01/2017 | 21:01

Thaçi paralajmëron libër autobiografik

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke e finalizuar shkrimin e një libri autobiografik të cilin thotë se do ta botojë brenda një periudhe të shkurtër.

Duke folur për raportet e tij me presidentin historik, Ibrahim Rugova, gjatë viteve 1998-1999 kur në Kosovë ishte formuar Ushtria Çlirimtare të Kosovës, Thaçi ka paralajmëruar se të gjitha mendimet dhe kujtimet e tij do të përfshihen në një libër.

“Të gjitha do të bëhen të ditura në librin tim i cili është gati finalizimit të shkrimit”, ka thënë presidenti në një intervistë për emisionin ‘Komiteti’.

Presidenti nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë libër pos që ka thënë se ai do të publikohet shumë shpejt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë