Loading…

Thaçi: Nuk do të takohem me Vucic’in në Paris

  • 11/11/2018 | 21:03

Thaçi: Nuk do të takohem me Vucic’in në Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do ta takojë në Paris presidentin serb, Aleksandar Vucic.

Kjo deklaratë e tij vjen pak minuta pasi edhe presidenti i Serbisë Vucic, tha se nuk do ta takojë

Thaçin tha se mes tij dhe Vucic nuk do të ketë ndonjë takim në margjinat e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, njofton gazetametro.net.

Madje ai ka thënë se për një takim të tillë mes dy presidenteve nuk ka qenë fare i planifikuar më parë.

Thaçi edhe një herë potencoi se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë në kuadër të dialogut në Bruksel vetëm sa do ta promovojë paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjatë qëndrimit në Paris, kreu i Kosovës ka takuar me presidentin e SHBA’së Donald Trump, kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë