Loading…

Thaçi: Nuk bëj asgjë pa Amerikën, Trepça e Ujmani janë të Kosovës

  • 30/08/2018 | 17:29

Thaçi: Nuk bëj asgjë pa Amerikën, Trepça e Ujmani janë të Kosovës

 Pas përfundimit të takimit mes liderëve institucionalë dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, në zyrën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ky i fundit ka folur  para mediave duke thënë se asnjë vendim nuk do ta merr pa konsultimin e SHBA’së si dhe Trepça e Ujmani janë pjesë e territorit të Kosovës.


“Ata që flasin për Trepçë, Ujman, ja u hjeki këtë kasavet se nuk do të ketë ndarje të Kosovës”, tha ai, në një konferencë me media, shkruan gazetametro.net.

Ai edhe njëherë ka thënë se asnjë marrëveshje nuk do të bëhet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Angazhimi im qind-për-qind është i koordinuar me SHBA, Bashkimin Europian dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë. Zërat tjerë janë zëra që kërkojnë pështjellim. Qyqarllëku te unë nuk ekziston”, tha Thaçi.

“Vendimin përfundimtar për marrëveshjen Kosovë- Serbi e japin qytetarët e Kosovës me referendum”, tha Thaçi.

Sipas tij, zërat tjerë po duan që ta izolojnë vendin. Po ashtu ai ka paralajmëruar se do ta shtrojë në Bruksel kërkesën e qytetarëve të Luginës që t’i bashhkohet Kosovës, shkruan gazetametro.net.

“Ajo që dua të them përfundimisht dhe zyrtarisht i pëlqeu dikujt apo jo., Unë do ta shtrojë kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanovci, që ajo pjesë t’i bashkohet Kosovës.  Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptarë. Unë nuk kam ndonjë kasavet për Serbinë, por dua që vendi im sa më shpejtë të lëvizë drejtë perspektivës evropiane”, ka deklaruar Thaçi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë