Ndër punët e para që e kishte përmendur se do t’i inicionte sapo qe ngjitur në krye të shtetit, Hashim Thaçi ishte ndryshimet në Kodin Penal dhe të Procedurës Penale, transmeton koha.net.
Zyra e tij, të hënën mbrëma ka njoftuar se nesër (e martë), në orën 09:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.