Loading…

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave të sulmit në Barcelonë

  • 17/08/2017 | 22:14

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave të sulmit në Barcelonë

Pas sulmit terrorist në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona e 50 tjerë të plagosur, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe ka thënë se sulmet e tilla terroriste asnjëherë nuk do të mbizotërojnë.

Shkrimi i Thaçit të Twitter:

I tronditur nga sulmi shqetësues në Barcelona. Mendimet tona janë me familjet e viktimave. Terrori nuk do të mbizotërojë as në Spanjë as kudo.

Në ndërkohë, me një shkrim në Facebook, edhe ka dënuar këtë sulm terrorist.

Në këto çaste të rënda, populli i Kosovës bashkëndjen me familjet e viktimave si pasojë e sulmit terrorist në Barcelonë.

Ne dënojmë ashpër këtë sulm dhe, së bashku me aleatët tanë, mbesim të palëkundur në luftën e përbashkët dhe të pakompromis kundër terroristëve kudo në botë.

Vlerat demokratike që shoqëritë tona i kanë ndërtuar, nuk do të mund të përdhosen nga sulme të tilla qyqare kundër qytetarëve të pafajshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë