Loading…

Thaçi nga Sllovenia: E ardhmja evropiane e rajonit kalon përmes portës së Berlinit

  • 02/06/2017 | 15:29

Thaçi nga Sllovenia: E ardhmja evropiane e rajonit kalon përmes portës së Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Radio Kosovën ka folur për vizitën e tij në Kroaci dhe takimet që sot do të zhvillojë në Slloveni me presidentin e këtij shtetit, Barut Pahor.


Duke folur për vizitën në Kroaci, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë raporte tradicionalisht shumë të mira dhe themelet e shtetit të Kroacisë është ndjersa, mundi dhe gjaku e djemve të Kosovës, të cilët kanë luftuar për liri dhe pavarësie të Kroacisë.

“Kroacia mbështet fuqishëm zhvillimin e Kosovës, mbështet fuqishëm themelimin  ushtrisë së Kosovës sipas kritereve dhe standardeve të NATO-s dhe në koordinim me NATO dhe partner tjerë ndërkombëtar”, ka thënë ai për Radio Kosovën, duke shtuar se Kroacia do të jetë mbështetëse edhe në procesin e njohjeve të reja të Kosovës dhe në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidenti i vendit ka theksuar se shqiptarët në Kroaci përfaqësohen në Kuvendin e Kroacisë dhe luajnë rol të rëndësishëm atje.  Thaçi ka folur edhe për vizitën e tij në Slloveni, ku ka treguar se për pak qaste do të zhvilloi një takim zyrtar me presidentin slloven, Barut Pahor.

“Pas përfundimit të vizitës në Kroaci, një vizitë e shkëlqyer e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, tani do të vazhdojë takimet zyrtare me presidentin slloven, Pahor ku do të bisedojmë për bashkëpunimin në nivel politik, diplomatik, ekonomik, të arsimit dhe sfera tjera institucionale”, ka shtuar ai.

Sipas Thaçit, Kroacia dhe Sllovenia janë mbështetëse të fuqishme të shtetit të Kosovës që e kanë njohur nga të parat shtetin e Kosovë. “Prandaj është jetike për venin tonë që kultivoj këto raporte të miqësisë që Kosovën do ta dërgojnë drejt familjes euroatlantike”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se ai do të merr pjesë edhe në Samitin e liderëve të rajonit, ku do të marrin pjesë mbi 10 presidentë të rajonit, derisa mysafir special do të jetë presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Pjesëmarrja e presidentit të Gjermanisë në këtë Samit është një shpresë se ardhmja evropiane e ronit kalon përmes portës së Berlinit. Prandaj dua të besoj që ky takim i presidenteve të rajonit do të jetë një mundësi e thellimit të bashkëpunimit të shteteve tona”, ka theksuar Thaçi për Radio Kosovën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë