Loading…

Thaçi nga Brukseli: Do të jetë e vështirë, por do të bëj përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshje

  • 08/11/2018 | 18:04

Thaçi nga Brukseli: Do të jetë e vështirë, por do të bëj përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur para takimit që do ta mbajë me presidentin serb Aleksandar Vucic, duke thënë se do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet e shtetit të Kosovës me atë të Serbisë, me qëllim për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.


Thaçi ka thënë se marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është ligjërisht e obligueshme për dy vendet, një marrëveshje që sipas tij sjell njohjen reciproke të pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim e vendit ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara, njofton gazetametro.net.

Po ashtu presidenti Thaçi ka thënë se kjo nuk do të jetë e lehtë dhe do të ketë pengesa e vështirësi, mirëpo arritja e një marrëveshje është mundësia më e mirë për të dy vendet.

“Sonte jemi këtu për të zhvilluar takimin e radhës të procesit final të mundësisë së arritjes së marrëveshjes në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese kjo për njëra tjetrën në rrafshin ndërkombëtar, një marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen reciproke dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, e di se nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi ka vështirësi, ka pengesa, ka ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë për të lëvizur drejt perspektivës evropiane për dy vendet dhe popujt tanë, prandaj do të bëjmë të gjitha përpjekjet maksimale që të ofrojmë qëndrimet në arritjen e një marrëveshje”, tha Thaçi.

Këtë ai e ka konfirmuar edhe përmes një postimi në Twitter./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë