Loading…

Thaçi nga Amerika ka një ‘thumbim’ për Vetëvendosjen

  • 07/02/2018 | 22:58

Thaçi nga Amerika ka një ‘thumbim’ për Vetëvendosjen

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Uashington për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një traditë shumëvjeçare në Shtetet e Bashkuara, ku marrin pjesë udhëheqës dhe personalitete nga shumë vende të botës.


Gjatë programit televiziv Ditari, në Zërin e Amerikës  ka dhënë një intervistë ku ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë. Duke folur rreth iniciativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Thaçi ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kosova nuk rrezikohet nga idetë e deputetëve, Kosova rrezikohet nga mos ecja përpara. Ky proces e ka pasur një të mirë, sepse edhe kritikët e vitit 2015, që në atë kohë ishin në gjendje ta kallin edhe Parlamentin e Kosovës, për të refuzuar Gjykatën e Posaçme, kësaj radhe ishin entuziastë për themelimin e gjykatës; kështu, Kosova në këtë drejtim është unike, ka qëndrim të drejtë dhe vendimin e shtetit të Kosovës e kam prezantuar edhe javën e kaluar; ai është i qartë, gjykata është themeluar dhe nuk do të shfuqizohet”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka thënë se askush duhet të ketë frikë nga nisma e deputetëve për shfuqizimin e Speciales.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nga nismat e deputetëve: ata janë njerëz të zgjedhur nga qytetarët dhe idetë që prezantohen janë të diskutueshme e të debatueshme; nga debati nuk duhet të frikësohet askush. Kosova ka kryer obligimet e veta ndërkombëtare, në vitin 2015 e ka themeluar Gjykatën Speciale, edhe pse e ka vlerësuar që është e padrejtë historikisht dhe e ka thënë shumë qartë se askush nuk mund të mohojë të vërtetën e kryerjes së gjenocidit nga Serbia në Kosovë, ku kanë mbetur rreth 400 masakra të Serbisë të pa hetuara, të kryera kundër shqiptarëve, ndërsa është marrë seriozisht dhe ka qenë një prej lajmeve më të rrejshme të nxitura nga Rusia, dokumenti i Dick Marty-t, një dokument prej 10 apo 15 faqesh”, ka deklaruar ndër të tjerash Thaçi.

http://gazetametro.org/thaci-per-specialen-kosova-do-te-mbetet-shembull-i-bashkepunimit-me-drejtesine-nderkombetare/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë